Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Turqi. Një helikopter ushtarak është rrëzuar në veri-lindje të vendit, duke shënuar 7 humbje jetësh dhe 8 të tjerë të plagosur.
Në helikopterin Sikorsky S-70 ishin oficerë të lartë ushtarakë dhe anëtarët e familjeve të tyre, në mesin e të cilëve ishin edhe disa fëmijë.
"Shtatë nga shokët tanë, gratë dhe fëmijët e tyre kanë humbur jetën," tha shefi i shtabit të ushtrisë në një deklaratë.
Mediat turke raportojnë se një gjeneral brigade dhe dy kolonelë ishin mes udhëtarëve.
Ndërsa Kryeministri Binali Yildirim u tha se aksidenti është shkaktuar nga kushtet e këqija të motit duke përjashtuar kështu mundësinë e një sulmi terrorist.