INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Trazohet’ moti, erë e fortë dhe dallgë në Durrës [VIDEO]

‘Trazohet’ moti, erë e fortë dhe dallgë në Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 17:37 28-07-2019

Sikurse ishte parashikuar kjo e dielë do të karakterizohej nga një rënie e lehtë e temperaturave si dhe do të shoqërohej edhe me vranësira dhe erë.

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotëruan në të gjithë territorin e vendit.

Duke ju afruar orëve të pasdites është vënë re edhe zhvillimi i vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjell rrebeshe shiu, herë pas-here në formë shtërngatash.

Gjatë mbrëmjes pritet zhvillim i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë video të mëposhtme shohim edhe situatën në qytetin e Durrësit, ku moti i keq ka prishur plazhin për shumë pushues. Kujtojmë se ditën e sotme dy persona humbën jetën në qytetin bregdetar ndërsa 14 të tjera janë shpëtuar në vende të tjera bregdetare.

Në videon e mëposhtme shihet edhe situata aktuale në Durrës i përfshirë nga era, dhe deti i trazuar. Edhe përtej Adriatiku, Italia fqinje është përfshirë nga moti i keq ku janë shënuar edhe viktima.

Klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.skylinewebcams.com/it/webcam/albania/durres/durres/durres-beach.html

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039539337158203