INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre milionë euro për zhvillimin e zonave të mbrojtura

Tre milionë euro për zhvillimin e zonave të mbrojtura

Publikuar më: 14:48 06-12-2016

Tre milionë euro do të investohen vitin e ardhshëm nga donatorë të huaj për zhvillimin e zonave të mbrojtura. Ky fak u bë i ditur nga ministri i Mjedisit Lefter Koka ndërsa ishte i pranishëm në forumin e organizuar me qëllim koordinimin e institucioneve për një menaxhim më të mirë të burimeve natyrore.Ndërsa foli për shtimin e investimeve në zonat e mbrojtura Koka tha se është trefishuar

numri i turistëve që vizituan këto zona gjatë këtij viti.

Koka: Investimet në zonat e mbrojtura janë kryer edhe nga donatorë të huaj në vendin tonë, ku gjatë 2016 janë investuar rreth 6 milionë euro. Vitin e ardhshëm do të vijojnë investime dhe deri më tani janë parashikuar rreth 3 milionë euro. Një vit më parë në zonat e mbrojtura u shënuan 400 mijë vizitorë, ndërsa në këtë vit janë evidentuar rreth 1 mln vizitorë.

Zonat e mbrojtura do të monitorohen me kamera. Projekti do të zbatohet në vitin 2017 ku mbi 200 kamera kurth do të vendosen në zonat e mbrojtura.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994