INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre personazhet publike që kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Tre personazhet publike që kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar

Publikuar më: 21:10 11-02-2018

Pas shpalljes së konkursit, tre artistët Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Ema Andrea dhe Laert Vasili kanë njoftuar vendimin përmes një statusi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

Pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës shpalli konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës janë publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik.

Ndërkohë që Ministria e Kulturës është në një konflikt me aktorët e Teatrit për ligjin dhe zhvendosjen e teatrit. Aktorët kundërshtojnë zhvendosen e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’.

Statusi i Ema Andreas

Pronar-e sallash mund të bëhet çdokush që i jep lekë i Zoti i shtëpisë, por historine që ka kaluar në ato salla nuk mund ta shbëjë askush me koncepte tregtarësh! Problemi fillon kur nuk e sheh teatrin si institucion historik e kulturor por si sallë me qera ku rëndësi ka fitimi dhe jo vlera kulturore krijuese e njerëzore! Teatrantët nuk janë as tulla e as tregtare (me gjithë respektin,) Ndjesë për bezdinë e kandidimit tim! #xde09;#xde09;#xde09; Më vjen keq por e kam për detyrë të luftoj për parimet mbi te cilat u emërova modestisht Ema Andrea në shoqëri!

Statusi i Laert Vasilit

Të dashur miq, pas një sërë takimesh, dëgjimesh, propozimesh dhe falë këmbënguljes sime në bindjet e mia mbi Teatrin dhe të ardhmen e tij europiane vendosa të rikandidoj për postin e Drejtorit Artistik të Teatrit Kombëtar, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së Ministrisë së Kulturës.

Article Logic
Execution time: 0.0041460990905762