INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tre rrugë të tjera së shpejti me konçension

Tre rrugë të tjera së shpejti me konçension

Publikuar më: 15:43 17-06-2018
Nga programi “Një miliard euro” përveç Rrugës së Arbërit, janë së paku edhe tre akse të tjera rrugore që do të ndërtohen përmes partneritetit publik-privat.
I pari në listë është segmenti Thumanë-Fushë Krujë -Vorë-Kashar, për të cilën ka një ofertë konkrete nga kompania Gener 2, që ka marrë bonusin e qeverisë. Kosto e projektit është 244 milionë euro dhe gjatësia e rrugës 20,8 kilometra. Vepra tjetër është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi  18.2 kilometër dhe kosto të përafërt me 100 milionë euro. Segmenti i tretë është rruga Orikum–Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante, ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi të ri me tunel në Llogara. Projekti “Një miliard euro” parashikon që paratë të investohen nga privati dhe më pas ky borxh të shlyhet në vite nga buxheti i shtetit. Kjo praktikë ka tërhequr vëmendjen e FMN-së, e cila i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes. Në listë ishte dhe segmenti Kardhiq–Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro, por në fund është vendour që ky aks të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668