Një automjet në të cilin po udhëtonin gjashtë persona, ka tentuar të kalojë shinat e hekurudhës dhe është përplasur me trenin. Makina ku udhëtonin 6 anëtarë të një familje është shtyrë përreth 100 metra nga treni. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volvo”. Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës. Në makinë ka dhe bashkëshortja e tij dhe katër fëmijët. Ata ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.