Në emisionin e përditshëm në IN Tv ‘Trokit’ me moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni u fol këtë të hënë për hipnozën dhe ndihmesat që jep ajo tek ne. E ftuar në program, psikologia Fleura Shkëmbi tha se shpesh njerëzit dyzohen nga efektet e hipnozës, kjo për shkak të materialeve show që shohin në tv apo internet. Ajo tha se fal hipnozës shumë pacientë janë kuruar, duke specifikuar p.sh. përdoruesit e duhanit, por jo vetëm.
E pyetur rreth kërkesave që i bëjnë pacientët Fleura tha se shpesh të rinj i kërkojnë që nën hipnozë të zbulojnë çfarë kanë qenë në një tjetër jetë. A bëhet kjo? Për çfarë arsye? A praktikohet hipnoza në Shqipëri për problemet ligjore? Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme.