INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trondit Juncker: Ballkani mund të ketë luftë të re

Trondit Juncker: Ballkani mund të ketë luftë të re

Publikuar më: 16:09 05-10-2018

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregojë seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor. Ai ka shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të rindizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve '90-të
“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi seriozë në lidhje me perspektivën evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’.
Megjithatë, sipas tij, rruga për integrim të Ballkanit Perëndimor në BE është ende e gjatë. Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mundë të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit me kufijtë. Çështja e kufijve është riaktualizuar së fundi, pas prezantimit të idesë së Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë që u kundërshtua fuqishëm. Kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të nënkuptonte luftë, ndërkohë edhe shumë ish-diplomatë të cilët e njohin brishtësinë e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se çdo prekje e kufijve do kishte pasoja fatale për rajonin.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553