INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse, gjenden 12 foshnje të vdekura brenda një kutie

Tronditëse, gjenden 12 foshnje të vdekura brenda një kutie

Publikuar më: 16:19 19-09-2018

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një maternitet të Kenias. 12 fëmijë u gjetën të pajetë, në një prej dhomave të spitalit. Foshnjat e porsalindura u gjetën në një kuti, të mbështjella me qese plastike.
Trupat u gjetën nga guvernatori i kryeqytetit të Kenias, Nairobi, i cili kishte informacione se punonjësit e maternitetit tregoheshin tejet të pakujdesshëm më fëmijët e porsalindur.
Autoritetet vendase nisën menjëherë hetimet për këtë çështje, mirëpo shkaku i vdekjes së fëmijëve mbetet i panjohur . Vdekshmëria e fëmijëve në Afrikë mbetet shqetësimi më i madh i organizatave për të drejtat e njeriut.
Një raport i UNICEF gjeti se në vitin 2017 çdo 5 sekonda një fëmijë deri në moshën 15 vjeç humbiste jetën në botë, pjesa më e madhe e rasteve vijnë pikërisht nga Afrika. Në total 6.3 milionë fëmijë humbën jetën vitin e kaluar, 5.4 milionë prej tyre nën moshën 5 vjeç.
Një tjetër shkak i vdekjes së fëmijëve dhe foshnjave të porsalindura të vendet e botës së tretë është uria dhe cilësia e ulët e jetë.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125