INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse. Merr flakë pallati, 12 të vdekur

Tronditëse. Merr flakë pallati, 12 të vdekur

Publikuar më: 09:21 29-12-2017

Tronditet Nju Jork, pasi flakët kanë përfshirë një godinë 5-katëshe banimi dhe i kanë marrë jetën të paktën 12 personave. Sipas autoriteteve, 4 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërkohë që nuk dihen shkaqet për këtë ngjarje. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Blazio, ky është zjarri më vdekjeprurës i qytetit në të paktën 25 vite. De Blasio konfirmoi se ndër viktimat është edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç. Duke folur nga vendngjarja, kryebashkiaku deklaroi se një shkollë pranë godinës ku shpërtheu zjarri, është kthyer në strehë për banorët e evakuuar. Sipas de Blasio-s, shërbimi zjarrfikës ka mundur të shpëtojë të paktën 12 persona nga struktura në fjalë.
Shkaku i këtij zjarri është ende i paqartë, ndërkohë që mëse 160 zjarrfikës u angazhuan për të vendosur flakët nën kontroll. Sipas zyrtarëve, alarmi i parë në godinën 5-katëshe të banimit është dëgjuar rreth orës 19:00, referuar kohës lokale.
Godina përmban më shumë se 20 apartamente dhe sipas mediave amerikane, është ndërtuar mbi 100 vite më parë.
Ky nuk është rasti i parë i një ngjarjeje të tillë në Nju Jork. Më herët gjatë këtij muaji, një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën në një zjarr që përfshiu shtëpinë e tyre në Bruklin.
Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar shqiptar. Këtë e konfirmon ambasadorja shqiptare në Amerike.

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875