Pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit. Për motive të dobëta, djali në debat e sipër ka qëlluar me armë zjarri babain e tij, i cili ka mbetur i plagosur. 51 vjeçari N.M, i cili u plagos në këmbë, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e Policisë po punojnë për kapjen e autorit, M.M., 25 vjeç, që rezulton me precedentë penalë të mëparshëm më fushën e veprave penale kundër narkotikëve.