onald Trump përmbys një tjetër ligj të paraardhësit të tij, Barack Obama.
Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur të shfuqizojë masat e administratës demokrate, të cilat i lejonin transgjinorëve përdorimin e tualeteve të shkollave publike në bazë të orientimit të tyre të lirë seksual dhe jo të atij biologjik.
Lëvizja e Obamës kërkonte të ishte një formë mbrojtjeje për studentët e kësaj kategorie. Por, në një letër dërguar të gjitha shkollave të vendit, zyrtarët tashmë të ndryshuar të Departamentit të Drejtësisë shpjegojnë se aplikimi i praktikës së Obamës ka shkaktuar mjaft pështjellim.
Kritikët e nismës këmbëngulnin që prej miratimit të ligjit se ai kërcënonte privatësinë dhe intimitetin e nxënësve të tjerë dhe se për zbatimin e tij duhej vendosur në nivel shtetëror.
Direktiva e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë shkaktoi përplasje të mëdha në mbarë vendin dhe 13 shtete amerikane patën hapur procese gjyqësore për rrëzimin e saj.
Edhe pse nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, urdhri i Obamës paralajmëronte shkollat se mund të humbisnin financimin nëse nuk zbatonin udhëzimin e ri.