INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump citon diktatorin fashist, habitet rrjeti

Trump citon diktatorin fashist, habitet rrjeti

Publikuar më: 10:02 29-02-2016

Multimiliarderi amerikan, kandidat për Shtëpinë e Bardhë, ka postuar në profilin e tij një thënie të diktatorit fashist, Benito Musolini.

“Më mirë një ditë si luan, se 100 vjet si dele”, është citimi në profilin e Donald Trump-it në “Tuiter”. Thënia është publikuar fillimisht po në “Tuiter”, në llogarinë “ilduce2016”.

Me sloganin e tij “Bëje Amerikën një vend të madh sërish”, Trump ka riprodhuar thënien e diktatorit italian të Luftës së Dytë Botërore.

Profili “ilduce2016” ka si imazh të tij fytyrën e Musolinit me flokët e Trump-it dhe poston shpesh thënie të Duçes të përkthyera në anglisht.

A është kjo një shaka provokuese, për të cilën Trump ka rënë me të dyja këmbët brenda?

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.00347900390625