Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë shtrënguar duart sot për herë të parë mes tyre.
Takimi është zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë, ku po zhvillohet edhe takimi i G-20. Rolin e ndërmjetëses duket që e ka bërë mikpritësja e Samitit, kancelaria gjermane Angela Merkel.
Pamjet kanë bërë menjëherë xhiron e botës.