Donald Trump e ka këshilluar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May që të nisë një luftë ligjore duke e paditur BE-në, në vend që të vazhdojë të negociojë me unionin. Këtë detaj, të cilësuar brutal në Britani, May e ka zbuluar sot në intervistën e mëngjesit për BBC.
Presidenti amerikan tha të premten në një konferencë të përbashkët për shtyp se ai i kishte dhënë një sugjerim, por ajo e kishte interpretuar si tepër “brutal”.
I pyetur nga BBC se çfarë i kishte thënë Trump, ajo u përgjigj: “Ai më tha që unë duhet të padisë BE-në dhe të mos hyj në negociata”.
Por May duket se nuk e çon ndërmend një betejë ligjore me BE-në, teksa për BBC ajo mbrojti planin e saj për Brexit dhe i nxiti kritikët e saj për ta mbështetur atë.
Ajo tha se kjo do të lejojë Britaninë e Madhe të godasë marrëveshjet tregtare me kombet e tjera, t’i japë fund lëvizjes së lirë të njerëzve dhe juridiksionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.