INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump kërkon veprën e Van Gogut, muzeu i ofron një tualet prej ari

Trump kërkon veprën e Van Gogut, muzeu i ofron një tualet prej ari

Publikuar më: 11:27 26-01-2018

Muzeu i Nju Jorkut ka hedhur poshtë një kërkesë të bërë nga presidenti Donald Trump për të marrë hua një vepër të Van Gogut për Shtëpinë e Bardhë. Në vend të kësaj pikture muzeu i ka ofruar presidentit një tualet prej ari. “Muzeu Guggenheim kërkoi falje që nuk mund ti jepte Shtëpisë së Bardhë peizazhin me borë të Van Gogut”-shkruan Washington Post. Ky muze sugjeroi se mund te ofronte si alternativë një "tualet solid, 18 karat". Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë koment. "Më vjen keq ... t'ju informoj se ne nuk jemi në gjendje të marrim pjesë në këtë hua pasi që piktura është pjesë e koleksionit të muzeut Thannhauser, i cili është i ndaluar të udhëtojë, përveç rasteve më të rralla", përgjigjet muzeu. Piktura e vitit 1888 e Van Gogut, do të ekspozohet në një institucion simotër të shtunën me lejen e pronarëve.

tualeti_arte.jpg

Por tualeti i artë i krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan mund të vihet në dispozicion të Shtëpisë së Bardhë për një kohë afatgjatë. "Natyrisht, është shumë e vlefshme dhe disi e brishtë, por ne do të japim të gjitha udhëzimet për instalimin dhe kujdesin e saj"-thuhet në njoftimin e muzeut. Është e zakonshme që presidentët e SHBA dhe zonjat e para të marrin hua vepra të mëdha të artit për të dekoruar dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658