Ndërsa të gjitha mediat dhe analistët po komentojnë takimin e shumëpritur mes diktatorit të Koresë së veriut Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump ky i fundit nuk i ndal deklarata paralajmëruese.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se nëse bisedimet me diktatorin nuk janë të frytshme atëherë ai do të ndërpresë bisedimet do do të largohet nga tryeza.
Trump e bëri një deklaratë të tillë gjatë një konference për shtyp me presidentin japonez Shizno Abe, duke theksuar se vendi i tij do të ruajë presionin maksimal mbi çarmatimin bërthamor.
Takimi i shumëpritur i Trump me Kim Jong Un, pritet të mbahet në muajin qershor.