Presidenti i SHBA mposhtet pikërisht në atë çka ai di të bëjë më mirë, të shprehet me mimikë.
Është pikërisht një 17-vjeçar i cili është kthyer në personin që rrëmbeu vëmendje pasi ndryshon herë pas here fytyrën teksa presidentiflet.
Ngjarja u regjistrua në Montana, ku presidenti ishte duke mbajtur një fjalim.
I riu Tyler ndodhej prapa shpinës së Trump dhe siç duket në video, ndërsa ai flet 17-vjeçari shprehet me mimikë duke vënë në lojë kreun e Shtëpisë së Bardhë. Ai duket sikur çuditet me fjalimin e Trump apo nuk bie dakort me të.
Por kjo nuk zgjat shumë sepse i riu zëvendësohet nga dikush tjetër që vetëm buzëqesh dhe sillet sipas rregullave.
Pamje të tilla nisën të qarkullojnë menjëherë në media duke u bërë virale.