11 persona kanë humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën pas aksidentit të një autobusi me turistë në provincën e Eshkisehir, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA). Aksidenti ndodhi kur autobusi me turistët ishte duke shkuar nga Ankaraja në provincën veriperëndimore Bursa. Aksidenti ndodhi sot gjatë orëve të para të mëngjesit kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin dhe u përplas me pemët anash rrugës. Policia ndaloi shoferin e autobusit dhe ka nisur hetimet. Autobusi turistik, i cili i përket firmës Kartallar Gezi, thuhet se goditi pemët në rrugën e autostradës Eshkisehir-Bursa. Shefi i Policisë u tha mediave se të plagosurit ishin aktualisht duke u trajtuar në tre spitale të ndryshme.