INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia: Hetoni investimet e Gulen në Shqipëri

Turqia: Hetoni investimet e Gulen në Shqipëri

Publikuar më: 19:04 26-10-2016

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një takim me homologun e tij turk, Mevlut Cavushoglu, gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, kanë rënë dakort për nënshkrimin e marrëveshjes që formalizon partneritetin strategjith të dy vendeve. Gjithashtu është dakortësuar për një mbledhje të përbashkët të qeverive të të dy vendeve. 
Nga ana e saj, Turqia është shprehur e gatshme që të rrisë kontributin dhe asistencën në turizëm, energji, mbrojtje, siguri apo edhe bashkëpunim policor. 

Po gjatë këtij takimi, ministri i Jashtëm turk, i ka bërë të ditur Bushatit, se Turqia është duke ndjekur me vëmendje aktivitetet, terroriste, siç i cilëson ajo, të lëvizjes Gylen, të cilat janë të shtrira edhe në Shqipëri. 

Mësohet se kreu i diplomacisë shqiptare ka shprehur angazhimin për të punuar me Turqinë si dy vende mike dhe aleate, por në përputhje me praktikat më të mira në këtë fushë si dhe duke respektuar procedurat e brendshme të Shqipërisë. 

Ministri Bushati është pritur edhe nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Ndërkaq, më herët, gjatë ditës ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar edhe me kryeministrin Binali Yildirim dhe me kryetarin e Asamblesë së Turqisë,  Ismail Kahraman. Gjithashtu ai ka zhvilluar homazhe dhe në Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut.

Article Logic
Execution time: 0.0025758743286133