INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia largon nga puna 18 mijë nëpunës civilë

Turqia largon nga puna 18 mijë nëpunës civilë

Publikuar më: 12:47 08-07-2018

Turqia ka lëshuar një dekret që përjashton 18,000 nëpunës civilë, gjysma e të cilëve pjesëtarë të forcave policore, mbi dyshimet se ata po punojnë kundër sigurisë kombëtare. Dekreti i lëshuar më 8 korrik, mbylli 12 organizata në vend si dhe një gazetë e një televizion lokal. Kjo lëvizje vjen në prag të dy vjetorit të tentim grusht-shtetit. Qeveria turke kishte fajësuar klerikun musliman me bazë në Amerikë, Fetullah Gylen, për tentim grusht-shteti, ku mbetën të vrarë 250 persona. Gylen kishte mohuar përfshirjen në grusht-shtet. Autoritetet turke kanë ndaluar dhjetëra mijëra njerëz, të dyshuar për përfshirje dhe mbështetje të Gylenit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Amnesty International, kanë kritikuar këtë vendim.

Article Logic
Execution time: 0.003291130065918