INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqit pa viza në BE, KE miraton liberalizimin e vizave

Turqit pa viza në BE, KE miraton liberalizimin e vizave

Publikuar më: 10:14 03-05-2016

Komisioni Europian do t’i ofrojë Turqisë një marrëveshje me kushte për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen. Kështu shkruan BBC që citon burime konfidenciale.

Lëvizja është pjesë e marrëveshjes në kuadër të të cilës Turqia ka rënë dakord për të marrë mbrapsht emigrantët që kanë kaluar detin Egje për në Greqi.

Por Turqia duhet ende të plotësojë kriteret e BE-së dhe marrëveshja të aprovohet nga Parlamenti Europian dhe shtetet anëtare. Unioni druhet se pa një marrëveshje për heqjen e vizave, Turqia nuk do ta kontrollojë emigracionin.

Numri i madh i emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në Evropë nga Turqia dhe më parë nga Afrika e Veriut ka shkaktuar një krizë politike në radhët e vendeve anëtare të BE-së. Një njoftim zyrtar nga Komisioni Evropian pritet të jepet ditën e mërkurë.

Në bazë të marrëveshjes BE-Turqi, emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht në Greqi që prej 20 marsit pritet të kthehet mbrapsht në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil apo nëse apeli i tyre refuzohet.

Për çdo emigrant sirian të kthyer në Turqi, BE do të marrë një tjetër sirian që ka bërë kërkesë legjitime për azil.

Grupet e të drejtave të njeriut vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes dhe argumentojnë se Turqia nuk është një vend i sigurtë ku të kthehen njerëzit.

Gjithësesi, muajin e kaluar presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk deklaroi se marrëveshja kishte nisur të jepte rezultatet e para.

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279