“Pajtimi në këtë pjesë të Evropës është i rëndësishëm për gjithë kontinentin, stabilitetin tonë, paqen dhe prosperitetin. Është e mundshme që historia e Ballkanit, një film i kategorisë horror që nuk mbaron kurrë, të kthehet në një prodhim që fiton ‘Oscar’ dhe ka një fund të lumtur”, kështu u shpreh gjatë një samiti në Shkup presidenti i këshillit të Europës Donald Tusk
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka përshëndetur përpjekjet e Maqedonisë për marrëdhënie të mira me fqinjët në rrugën e saj drejt BE-së, duke thënë se hapa të tillë në Ballkanin Perëndimor janë shumë të rëndësishëm për Europën.
Ai ka folur për mosmarrëveshjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, për të cilën ai ka dhënë shenja se ka përparim.
Ai ka thënë se liderët maqedonas kanë treguar gatishmëri të vërtetë politike për të zgjidhur këtë konflikt, derisa liderët e tjerë rajonalë duhet ende të bëjnë përpjekje shtesë për të tejkaluar mosmarrëveshjet.
Këtë javë Tusk ka vizituar edhe Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.