INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TVSH-ja, Ahmetaj në Komision: Do të preken 10 mijë biznese, deklarimi i parë në korrik 2018

TVSH-ja, Ahmetaj në Komision: Do të preken 10 mijë biznese, deklarimi i parë në korrik 2018

Publikuar më: 11:28 27-03-2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj këtë të martë zhvilloi një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.

Lidhur me TVSH që do t’i vendoset biznesit të vogël Ahmetaj bëri me dije se nga ulja e pragut të TVSH-së do të preken 10 mijë tatimpagues të biznesit të vogël të cilët do të futen në skemën e deklarimit në 1 prill ndërsa deklarimi i parë do të bëhet në korrik 2018.

Ministri sqaroi se tatimpaguesit do të njoftohen në mënyrë elektronike për regjistrimin.

‘Do të preken nga ulja e pragut të TVSH 10 mijë tatimpagues të biznesit të vogël që do të futen në skemën e deklarimit në 1 prill. Deklarimi i parë do të bëhet në korrik. Masat e marra për implementimin e skemës së re u krijua grupi i punës në drejtorinë e tatimeve. Tatimpaguesit e rinj do të regjistrohen për TVSH. Tatimpaguesi do të njoftohet në mënyre elektronike për regjistrimin e tij,’ u shpreh Ahmetaj.

Seanca dëgjimore u shoqërua me replika mes Ahmetaj dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109