INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TVSH-ja për akomodimin në sektorin e turizmit do jetë 6%

TVSH-ja për akomodimin në sektorin e turizmit do jetë 6%

Publikuar më: 14:06 04-05-2017

Ulet TVSH-ja për akomodimin në sektorin e turizmit në 6% nga 20% që ishte aplikuar më parë . Vendimi është miratuar nga kuvendi pas një kërkese disavjeçare që ka bërë sektori.
Sipas eksperteve ulja e barrës fiskale për akomodimin do sjell efekte pozitive në fushën e turizmit duke përmirësuar cilësinë e shërbimit dhe do t'iu jap mundësi bizneset që të ardhurat që merreshin nga TVSH-ja do ti investojnë për zgjerimin e biznesit të tyre.
Sektori i turizmit është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë të shekullit të 21-të, me një kontribut të konsiderueshëm në rritje e Produktit të Brendshëm Bruto, rritjen e të ardhurave nga shkëmbimi valutor si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Vitet e fundit sektori i turizmit ka patur një vëmendje të veçantë nga ana e qeverisë shqiptare, si një nga sektorët prioritarë në zhvillimin ekonomik të vendit. Synohej vendosja e Shqipërisë si një destinacion ipreferuar në ofertën mesdhetare të tregjeve ndërkombëtare të turizmit, duke krijuar një imazh të ri për Shqipërinë turistike dhe duke ofruar shërbim në përputhje me standardet
ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938