INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dënua si minoren, dorëhiqet kokëulur Elvis Rroshi

U dënua si minoren, dorëhiqet kokëulur Elvis Rroshi

Publikuar më: 12:29 31-05-2016

Një dënim në fëmijëri i ka kushtuar mandatin e kryebashkiakut Elvis Rroshit. Kryebashkiaki i Kavajës ka dhënë këtë të martë dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Bashkisë, dhe shkak për këtë është bërë një vendim i drejtësisë Italiane, kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Me anë të një letre publike Elvis Rroshi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i kryebashkiakut, në bazë të ligjit të dekriminalimit. Por sërisht Elvis Rroshi nuk ka qënë në dijeni të këtij dënimi, dndërsa thotë se është i shokuar për këtë kthesë të papritur në karrierët e tij politike.


“Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë”.
Duke e cilësuar një të vërtetë tronditëse, Elvis Rroshi thotë se në këto kushte ai nuk mund të vazhdojë më punën si kryetar bashkie.
“E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion. Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra”.
Por Elvis Rroshi ka një premtim, këtë çështje do ta zgjidhe me anë të drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941