Vetëm dy ditë pasi Edi Rama prezantoj në 3D projektin e Aeroportit të Kukësit ish kryeministri Sali Berisha publikon një video ku thotë se projekti u kopjua. Nëpërmjet një statusi në facebook, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur mashtrues dhe shpifës dhe madje dhe fjalë të tjera të rënda. Berisha thotë se Rama iu ka ofruar qytetarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë si projekt të aeroportit të Kukësit foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji. Berisha ka publikuar dhe linkun i cili tregon videon e aeroporti të Gjeorgji i ndërtuar katër vite më parë.
Sali Berisha:
“Ja si mashtron kryeshpifësi, kryemashtruesi fundërrinë dhe llum njerëzor për aeroportin e Kukësit!
Shikoni foton, në të cilën provohet se Kallam Dështaku iu serviri kuksianëve dhe mbarë shqiptarëve foton e projektit të një aeroporti në Gjeorgji si foto të aeroportit të Kukësit.
Si tha, “Mos përgojoni 3D-në”??? Ky e ha turpin me bukë. Ja që rezulton se ajo 3D-ja, projekti i aeroportit të Kukësit që paraqiti dje është projekt i një aeroporti në Gjeorgji. Shihni fotot dhe për më shume klikoni linkun e videos.
3D-të janë identike. Mire që është kujdesur të heqë ujin dhe shinat e trenit”.