INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U merrnin para qytetarëve për dokumenta fiktive, arrestohet ish-drejtori dhe 4 zyrtarë të Hipotekës!

U merrnin para qytetarëve për dokumenta fiktive, arrestohet ish-drejtori dhe 4 zyrtarë të Hipotekës!

Publikuar më: 21:48 05-12-2018

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e sotme 5 persona, ish-zyrtare të Hipotekës. Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Korçës, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke iu përpiluar dokumente fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në pranga janë vënë:

L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).

E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)

A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.

E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,

A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271