Ndërron jetë në Spitalin Ushtarak vajza 9-vjeҫare, e cila u shtyp dy ditë më parë nga një makinë tip “Benz” ndërsa ishte duke ecur në këmbë në Katund të Sukthit. Policia bëri me dije se vajza e vogël nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit 52-vjeçari me iniciale F.P. që aksidentoi u ndalua nga policia.