INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

U premtuan para 4 viteve por... U harruan zyrat e deputetëve [VIDEO]

Publikuar më: 14:59 02-05-2017

Rreth 4 vjet më parë, kur socialistët erdhën në pushtet, Kryeministri Rama vendosi që të hapë zyrën e tij të deputetit në Vlorë. E po kështu me një vendim edhe deputetëve në qarqe i është vendosur një zyrë ku të zhvillojë takime me elektoratin e tyre. Por sot, kur jemi në fund të mandatit qeverisës duket se ky vendim ka vlejtur vetëm për shumicën dhe jo opozitën. Kështu thotë në një intervistë për IN TV deputeti demokrat Luçiano Boçi.
Luçiano Boçi:
“Opozita pa zyra, sulm i pastër i qeverisë për Partinë Demokratike”.
Por demokratët nuk e kanë lënë me kaq, ata janë ankuar në vazhdimësi pranë kuvendit, por që ende nuk kanë një përgjigje.
Luçiano Boçi:
Pas 4 vitesh, asnjë shpjegim për mos hapjen e zyrave
Natyrisht ngritja e këtyre zyrave shoqërohej edhe me një fond të posaçëm për qiranë apo punësimin një personi që do të mbante të hapur vazhdimisht këtë zyrë. Por në kushtet kur këto zyra nuk janë hapur, përveç shqetësimit të ngritur nga opozita pyetja që ngrihet është se ku kanë shkuar këto para.

Article Logic
Execution time: 0.002377986907959