INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U VRA DHE U GROPOS NGA BABAI/ Flet nëna e Anxhelinës: Më thanë vajza ka bërë...

U VRA DHE U GROPOS NGA BABAI/ Flet nëna e Anxhelinës: Më thanë vajza ka bërë...

Publikuar më: 13:49 23-01-2019

Nëna e Anxhelina Petros e cila u vra nga i ati i saj në Korfuz ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj me vajzën.

Xhezmia Hoxhallari tregon se deri 16 vjeç Anxhelina ka jetuar me të, dhe më pas Anxhelina ka kërkuar të shkojë të jetojë me të atin, por që nga ai moment, vajzën nuk e kanë lënë ta takojë më nënën e saj.

Gjithashtu Hoxhallari ka shpërthyer në lot në studion e emisionit 'Me zemër të hapur' ku ka treguar për momentin kur mësoi për vdekjen e vajzës së saj

“Më thanë që Anxhelina ka bërë aksident me makinë dhe është në gjendje të rëndë. Kur shkuam brenda në shtëpi, më treguan që Anxhelina është vrarë dhe më pas kam ulëritur', tregona e ëma e 29 vjeçares.

Mes të tjerash ajo tha se e bija kishte dy njerëz shumë të afërt në Greqi, që ishin kumbara e saj dhe të dashurin afgan. Ajo rrëfeu se kur ka shkuar në Korfuz ka dashur të takojë të dashurin afgan të Anxhelinës por ai ndodhej në spital në gjendje të rëndë për shkak të shokut.

nenena.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822