Zhdukja e Bleona Matës më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal së bashku me 5 vajza të afërme të saj tronditi mbarë opinionin publik në atë kohë.
Kur u zhduk Bleona ishte vetëm 6 vjeç. Që nga dita që ajo është zhdukur nëna e saj, Bukuria nuk ka reshtur së kërkuari vajzën e saj. Së fundmi është realizuar identiteti, sesi duket imazhi i Bleona Matës sot.
Kjo gjë është realizuar nga ekspertët ndërkombëtar amerikanë. Ata kanë mundur të ndërtojnë pamjen e Bleonës, se si duket ajo sot që është një adoleshente. Kjo foto u shfaq në emisionin “Pa Gjurmë’’ në Report Tv.
Për të realizuar identitetin e saj u përdorën foto nga nëna, babai dhe vëllai i saj më i vogël. Kurse dy persona kanë telefonuar në emisionin ‘’Pa Gjurmë’’ dhe kanë thënë se Bleona shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali.
Ata kanë thënë më tej se Bleonës e mbajnë me zor, madje kanë thënë edhe se ajo ka qenë shtatzënë.