'Nuk e shpëtova dot, ai u hodh në lumë për t'u larë, por e mori rrjedha e lumit dhe nuk e pashë më’ është kjo dëshmia rrënqethëse e 21-vjeçarit Fabio Dukagjini i cili së bashku me shokun e tij Xhorxho Seferi ditën e djeshme humbën ndërsa kishin shkuar tek “Shpella e Pëllumbasit’.
21-vjecari fatmirësisht u shpëtua ndërsa shoku i tij 20 vjecari Fabio rezulton ende i zhdukur teksa këtë të dielë kanë nisur edhe kërkimet për gjetjen e të riut.
Dyshohet se të riun e ka marrë rrjedha e lumit sic shprehet dhe Fabio.
Fabio Dukagjini dje mbeti në një grykë kanioni te ‘Shpella e Pëllumbasit’, por pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë u bë e mundur nxjerrja e tij, ndërsa për Xhorxho Seferin vijojnë kërkimet.