Një banor nga Pashtreshi i Elbasanit është i bindur se diku pranë fshatit të tij ndodhet një bazë alienësh. Këtë ai e lidh me një sërë eksperiencash personale por edhe me rastet që janë komentuar në shtyp.
Ja çfarë shkruan ai: “Përshëndetje infoelbasani.al. Jam nga Pashtreshi. Unë mendoj se diku pranë fshatit tonë ndodhet një bazë alenësh. E them këtë se vetë personalisht kam parë gjatë natës objekte të çuditshme shumë pranë tokës. Gjëra që si kam has kurrë më parë. U kam treguar edhe të tjerëve po ata nisën të tallen me mua. Që nga ajo kohë nuk u kam treguar më. Pastaj kam lexuar shumë raste që përkojnë pikërisht me këtë vend. Bëhet fjalë për një kodër në afërsi të antenave të transmetuesve televizivë dhe kompanive celulare. Unë mendoj se Ufot e vizitojnë shpesh këtë vend. Edhe para se të vendoseshin këto antena. Po të shkosh aty afër është një vend i çuditshëm me gurë dhe i djegur përreth. Unë them që ata kanë një bazë ku vijnë dhe ikin nga aty. Tani po i gjurmoj dhe do ju sjell foto dhe video se çfarë bëhet në atë vend.”