INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ukraina përfshin në “listën e zezë” këngëtarin Al Bano: Kërcënim për sigurinë

Ukraina përfshin në “listën e zezë” këngëtarin Al Bano: Kërcënim për sigurinë

Publikuar më: 13:46 11-03-2019

Sipas agjencisë të lajmeve ruse, Interfax, Ministria e Kulturës e Ukrainës ka përfshirë këngëtarin italian Albano Carrisi (Al Bano) në listën e individëve që konsiderohen një kërcënim për sigurinë kombëtare, për shkak të pozitave të tij pro-ruse.

Lista e zezë përpilohet dhe përditësohet nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, shërbimeve të sigurisë ukrainase dhe Këshillit Kombëtar të Televizionit dhe të Radios.

Dyshja e përbërë nga Al Bano dhe Romina Power ishin shumë popullor në Evropë dhe në Bashkimin Sovjetik në vitet ’80 dhe ’90. Këngëtari kurrë nuk e ka fshehur admirimin e tij për Putinin, të cilin e takoi në Moskë në vitin 1986, kur presidenti rus ishtekreu i KGB-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707