Edhe pse duam ditë me diell, jemi në muajin tetor ç’ka do të thotë se duhet të bëhemi gati për temperaturat e ftohta dhe ditët me shi. Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta; më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë shira të izoluar në Veri. Por rrebeshe afatshkurtra kryesisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë; stuhitë do të lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut dhe Jonit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 28°C. Temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 7-28°C.