INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulen temperaturat dhe nis dëbora? Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë! [FOTO]

Ulen temperaturat dhe nis dëbora? Parashikimi i motit për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë! [FOTO]

Publikuar më: 15:57 24-10-2018

Jemi pothuajse në fund të tetorit dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta dhe fatmirësisht pa shira. Le të themi një vjeshtë e pazakontë. Ndërkohë që ditën e nesërme moti i kthjellët dhe vranësira e lehta dominojnë të gjithë territorin, përjashtuar zonat veriore – verilindore ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe në veri, në lartësitë mbi 1.500 metra, mund të ketë reshje të dobëta dëbore.

Po ashtu, pasditja dhe mbrëmja vijojnë në ndikimin e kushteve te qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare mbeten dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në vlerat minimale deri në -1°C. Ndërsa mesdita do të ruajë maksimumin në rang territori 23 °C. Era do fryjë mesatare veri-qendër deri e fortë në Jug me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 apo 4 ballë.  

alb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891