INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ulet me 50% përdorimi i qeseve plastike në supermarketet e Tiranës

Ulet me 50% përdorimi i qeseve plastike në supermarketet e Tiranës

Publikuar më: 13:25 17-04-2017

Ulet me 50% përdorimi i qeseve plastike në supermarketet e Tiranës duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet.
Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës ndërmori një nismë për reduktimin e ndotjes duke i vendosur me lek qeset plastike.
Kësaj nisme deri tani i janë bashkuar 21 supermarkete
Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit midis Bashkisë së Tiranës me marketet, këto të fundit angazhohen që të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes.

Për të nxitur qytetarët që të përdorin trastat dhe për t’i dekurajuar në përdorimin e qeseve, ato jepen nga marketet kundrejt një pagese prej 3 dhe 5 lekësh.

Në Tiranë përdoren çdo muaj 100 ton qese, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me kanalizimet pas reshjeve të shiut.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0028820037841797