INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re/ Lulzim Basha sulmon median dhe ndërkombëtarët

Unaza e Re/ Lulzim Basha sulmon median dhe ndërkombëtarët

Publikuar më: 16:11 23-11-2018

Sërish protestë nga qytetarët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe tek Astiri. Është kryetari i opozitës Lulzim Basha i cili thotë se po kërcënohet prona e qytetarëve. Teksa lëshoi alarmin se po kalohet vija e kuqe nga qeveria.

Lulzim Basha:
“Jam sot përpara jush, në një përpjekje të ndershme për t’ju shpjeguar me fakte dhe vetëm përmes të vërtetës tragjedinë që po ndodh në mbi 1 mijë familje që banojnë në 317 banesat që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Mjaftojnë faktet, mjafton e vërteta për ta kuptuar sepse kjo është një tragjedi jo vetëm për këta mijëra banorë, qindra vogëlushë, por është një vijë e kuqe që kërcënon drejtpërdrejt fatin e çdo shqiptari dhe shtëpinë, vatrën e çdo shqiptari.
Lulzim Basha ka çuditur jo pak kur ka lëshuar sulme të forta ndaj medias por dhe partnerëve ndërkombëtare. Heshtja e tyre nuk pranohet nga Lulzim Basha, i cili ngre këto pyetje për ta.
Lulzim Basha:
“Sot dua të dënoj qëndrimin e disa mediave të cilat janë bërë pjesë e propagandës qeveritare duke tjetërsuar faktet që përmenda më sipër, të cilat janë e vërteta dhe vetëm e vërteta e aferës së vjedhjes së Unazës së Madhe, por edhe ata anëtarët të shoqërisë civile dhe intelektualë që mbulojnë ose heshtin kur vidhet në mënyrë brutale çdo gjë dhe shkelen të drejtat e njerëzve nga një qeveri banditë. Ata duhet të zgjedhin nëse duhet të bëhen pjesë e krimit qeveritar apo do të zgjohen dhe do të radhiten në krah të interesit publik. Por një mesazh kam për të gjithë ata që me heshtjen e tyre apo me avokatinë që i bëjnë vjedhjes së Unazës së Madhe bashkëpunojnë me vjedhjen dhe krimin. Bashkëpunimin me krimin dhe vjedhjen njerëzit nuk do t’ua falin. Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe të gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor. Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar sa e mirë vera shqiptare”.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658