INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unaza e Re/ Reagon Basha: Zhvendosën shtratin e Lanës, për të pastruar 60 milion euro të krimit [VIDEO]

Unaza e Re/ Reagon Basha: Zhvendosën shtratin e Lanës, për të pastruar 60 milion euro të krimit [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 23-12-2018

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve tek Unaza e Re.

Basha përmes një postimi në ‘Twitter’, shprehet se ky vendim u mor për t'i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, sipas tij biznesmenit Edmond Bego, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit.

"Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!", shkruan Basha.

sdfghfgjdg.JPG

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709