INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Unioni i gazetarëve shqiptarë, kundër deklaratave fyese të Kryeministrit Rama [FOTO]

Unioni i gazetarëve shqiptarë, kundër deklaratave fyese të Kryeministrit Rama [FOTO]

Publikuar më: 14:19 25-10-2017

Pas fyerjes që Kryeministri Rama ju ka bërë gazetarëve ditën e sotme, ka ardhur edhe reagimi i Unionit të gazetarëve Shqiptarë.

Sipas tyre Rama, në mënyrë të përsëritur, iu drejtohet gazetarëve dhe reporterëve me një komunikim arrogant deri në fyerje.

Ata e shprehin gjithë indinjatën e tyre me këtë status:

“Gjuha dhe leksionet e zotit Kryeministër për gazetarët janë të papranueshme dhe një arsye e madhe refuzuese.

Deklarimet e ditës së sotme të zotit Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, drejtuar reportereve të mediave të vendit, janë një arrogancë në komunikim dhe fyrje e një përfaqësuesi të lartë politik dhe shtetëror ndaj gazetarëve në përgjithësi.

Kryeministri i vendit në mënyrë të përsëritur përdor publikisht etiketime fyese dhe injoruese ndaj mediave të vendit dhe gazetarëve. Pohime të tilla dhe etiketimet në fjalë, përbëjnë një preçedent të rrezikshëm në marrëdhëniet mes dy pushteteve të njohura në jetën e sotme të shoqërisë, përkatësisht të ashtuquajturit pushtet Ekzekutiv dhe atij të medias.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon këtë gjuhë dhe këtë komunikim etiketues të Kryeministrit dhe apelon për një qëndrim refuzues të të gjithë anëtarëve të organizatës sonë dhe komunitetit profesional në përgjithësi.

UGSH me indinjatë deklarohet se kjo sjellje dhe ky komunikim fyes i kryeministrit kanë një lidhje dhe mbartin edhe përgjegjësinë e madhe për gjëndjen kritike në të cilën gjenden gazetarët e sotëm në vend. Ne vlerësojmë se është përgjegjësia e Tij dhe e institucioneve të tjera ligjore që gjatë kësaj kohe informaliteti dhe shembja e vlerave profesionale po shndërrohen në plagë të mëdha, çdo ditë e më tepër në jetën mediatike të vendit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë propozon për gazetarët një bojkot të veprimtarisë së Kryeministrisë në ditën e premte. Ftojmë gjithë editorët e medias shqiptare të bëhen pjesë e këtij reagimi refuzues!”.

dfvrgr.png

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915