INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Universitetet ankohen se s’kanë buxhet, por për pajisje ''luksi nuk kursehen''

Universitetet ankohen se s’kanë buxhet, por për pajisje ''luksi nuk kursehen''

Publikuar më: 09:24 12-11-2018

Universitetet gjithnjë thonë se buxheti është i pamjaftueshëm! Por me sa duket ato që kanë përfituar nga tarifat e studentëve i shpenzojnë për “luks”. Një fakt i tillë është zbuluar nga një studim i realizuar nga organizata studentore ‘Qëndresa Qytetare’. Studimi është bërë për tre univesitete publike në Tiranë, ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës dhe Aleksandër Xhuvani në Elbasan. Sipas studimit rezulton se të ardhurat që përfitohen nuk shpenzohen për të siguruar mjetet e nevojshme për studentët në fakultet, por për kënaqësi vetjake të pedagogëve.

Mësohet se mbi 1 miliard lekë të vjetra ka shpenzuar Universiteti i Durrësit për rikonstruksione ndërtesash dhe pajisje zyrash, ndërsa Universiteti i Elbasanit ka blerë një automjet pranë kompanisë ‘Hyndai’ me vlerë 76 milion lekë.
Sakaq, një tjetër pikë ku është ndalur ky studim janë edhe shpenzimet marramendëse për ruajtjen dhe sigurimin e ndërtesave. Nga monitorimi rezulton se Universiteti i Tiranës ka shpenzuar vlerën 21. 304.490 lekë, Universiteti i Durrësi 10.780.030 lekë dhe Universiteti i Elbasanit, 28,001,297 lekë. Sipas monitorimit shërbimi i ofruar në këto fakultete nuk i justifikon shifrat që zënë një shumë të konsiderueshme, të cillat burojnë nga tarifat e stuidentëve apo edhe nga buxheti i shtetit. Më tej në studim thuhet se Universiteti i Tiranës nuk ka kryer asnjë transaksion për nënkategorinë Bursa Studimi për këtë vit akademik dhe ka shpenzuar 45.577.368 lekë që lidhen kryesisht me vendime gjyqësore apo largime të drejtëpërdrejta nga puna.

Article Logic
Execution time: 0.0032958984375