Këtë e diele të seancës parlamentare në Kosovë u dedikua në 10 vjetorin e Pavarsisë, ku ishin ftuar ambasadorë dhe të ftuarit e nderit ishin edhe politikanët shqiptarë Rama, Meta, Basha, Berisha dhe Ruçi.
Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli bëri një lapsus i cili nuk mund të shpëtonte pa u vënë re.
Në fjalimin e tij hyrës teksa përshëndeste të ftuarit ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke cilësuar si kryeministër i Kosovës.
'I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama' u shpreh Veseli.
Një lapsus i tillë shkaktoi të qeshura në sallë.