INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ura Morandi' tragjedi e paralajmëruar Kompania që e ndërtoi e shtrirë edhe në Shqipëri

'Ura Morandi' tragjedi e paralajmëruar Kompania që e ndërtoi e shtrirë edhe në Shqipëri

Publikuar më: 16:12 15-08-2018

Ura Morandi, e cila këtë të martë u mori jetën dhjetra qytetarëve në Itali do të mbahet mend si ura e vdekjes. Por një ditë më pas ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të hedhur dritë mbi shkaqet e shembjes, mediat italiane shkruajnë se një tragjedi e tillë mund të ishte shmangur pasi edhe më parë ishte dhënë alarmi për rrezikun që ajo paraqiste.

Dhe një ditë pas tragjedisë zvkryeministri Di Maio drejtoi gishtin drejt firmës koncesionare e cila mirëmbante urën.

E përuruar në vitin 1967, ekspertë të shumtë të inxhinierisë kishin paralajmëruar rrezikun që vinte nga strukturat e dobëta të saj. Por mesazhet e tyre ranë në vesh të shurdhët edhe pas debateve të forta publike.

E ndërtuar nga kompania Condotte SPA, struktura që mban emrin e inxhinierit Rikardo Morandi i është nënshtruar shumë herë ndërhyrjeve me qëllim mirëmbajtjen e saj. Ishin këto ndërhyrje që konstatuan dhe rrezikun që ajo sillte. Kompania që ka ndërtuar urën ka kryer dhjetra vepra në Itali por ka qenë edhe në qendër të skandaleve ku në 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë,bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion.

Ura e shembur të martën në Xhenova është nyja kryesore rrugore e qytetit, që lidh autostradën A10 me qytete të tjera në perëndim të Italisë, si dhe me portin tregtar dhe terminalin e trageteve.

Pikërisht për këtë rëndësi strategjike, shpesh herë ura ka qenë objekt i trafikut të ngarkuar.

Por cilat ishin problemet e shfaqura në urën që mori jetën e dhjetëra qytetarëve,l mes tyre dhe shqiptarë?

Në vitin 2016, inxhinieri Antonio Brençi e cilësoj urën Morandi si një dështim të inxhinierisë”.

Ndërsa në maj të vitit 2011, një raport i Drejtorisë së Rrugëve Italiane vuri në dukje “degradimin e theksuar të strukturës së urës për shkak të trafikut”.Ndërsa në vitin 2009 u përfol edhe shembja e planifikuar e një pjese të saj, një ndërhyrje që do të kërkonte nga 8 deri në 12 muaj. Të gjitha këto ishin vetëm qëndrime dhe raporte publike por realisht autoritet italiane nuk bënë asnjë hap konkret, që edhe mund të kishte shmangur këtë tragjedi.

Por kjo kompani aktivitetin e saj e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘Inso’.

Në maj të këtij viti, qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7 katësh në QSUT.

Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë ‘INSO’.

Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’. Nuk dihet nëse qeveria shqiptare do ta rishikojë këtë kontratë pas kësaj ngjarje tragjike.

8.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838