Uragani "Maria" ka ndërprerë energjinë elektrike në gjithë ishullin Porto Riko, ku jetojnë 3.5 milionë banorë.
Abner Gomez, drejtues i Agjencisë për menaxhimin e katastrofave, tha se asnjë nga konsumatorët e Autoritetit të Energjisë Elektrike të Porto Rikos nuk ka energji.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se “përmbytje katastrofike” kanë përfshirë pjesë të ishullit.
Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rossello, tha se vetëm një person është raportuar i vdekur.
Maria, e cila është dobësuar në stuhi të kategorisë dy, po lëviz nga territori amerikan drejt Republikës Domenikiane.