Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e festës së 28 Nëntorit, datë që shënon 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka publikuar një foto domethënëse në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.
Berisha u ka dedikuar një urim të veçantë vajzave dhe nënave shqiptare, ndërsa në foto shfaqen dy vajza që mbajnë veshur fustan të kuq me shqiponjën, simbol i flamurit kuq e zi.
“Një urim të veçantë këtë ditë për vajzat dhe nënat shqiptare që lindin dhe rrisin djemtë dhe vajza për flamur! Sb”, citohet në mesazhin e Berishës.