Usain Bolt ishte dhe fituesi i garës për 200 m, duke marrë kështu medaljen e dytë të artë në Rio 206 dhe të 8-n e tij personale në Olimpiada. Ai gjithashtu shpreson të fitojë dhe një të tretë në garën 4×100.
Xhamajkani fitoi me 19.78 sekonda duke lënë mbrapa Andre de Grasse të Kanadasë dhe Chirstophe Lemaitre të Francës. Bolt, 29 vjeç, kishte fituar medaljen e artë në garën e 100 metrave dhe do të garojë të premten në 4×100.
Edhe në Lojërat Olimpike të mëparshme xhamajkani fitoi 3 medalje në Pekin 2008 dhe Londër 2012. “Fakti që erdha këtu dhe po marr atë që dua është një ndjenjë e jashtëzakonshme,” tha Bolt pas garës.