Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot avionin që do i bashkohet kompanisë ‘Air Albania’ dhe që do të mbulojë fluturimet nga Rinasi për në aeroportet e Italisë.
Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, është përzgjedhur “Migjeni” për të mbuluar Italinë
Avioni është i llojit Boeing 737, i vitit 2016, dhe sipas kryeministrit përmbush standardet më të larta që nga ushqimi dhe deri te televizorët për çdo pasagjer.
“Pas ‘Lasgushit’ që mbulon Stambollin, ja edhe ‘Migjeni’, avioni i dytë i flotës së Air Albania që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë. Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuardëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë”, shkruan Rama.
Kryeministri thotë se flotës së ‘Air Albania’ do i shtohen edhe “Naimi” me “Nolin” që do të mbulojnë destinacione të tjera evropiane, si dhe linjën direkte Shqipëri-SHBA.