Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një fotografi për herë të parë ku duken 4 ushtarakë shqiptarë. Fotografia është bërë në vitin 1912 në kohën e krijimit të Ushtrisë Kombëtare.
Me këtë fotografi ministrja e Mbrojtjes ka uruar të gjithë ushtarakët.
“Me këtë fotografi që publikohet për herë të parë, të 4 ushtarakëve shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912, dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura. Faleminderit për kontributin!
#106VjetFA”, shkruan ministrja.