Mediat ruse thonë që Azerbaixhani është i pari që ka përdorur dronë kamikazë kundër Armenisë.
Ushtria ruse po kthen disa nga dronët e tyre aktualë në mbartës sasish të mëdha lënde shpërthyese që ndizen në kontakt me objektin armik, duke i bërë dronë kamikazë.
Sipas mediave ruse, kjo metodë ka kosto më të ulët se predhat dhe është më e vështirë që të diktohet nga radarët armiq.
Ushtarakët rusë thonë se Izraeli dhe Amerika i kanë krijuar e testuar tashmë këto mjetet, dhe, madje, Azerbaixhani mund të jetë i pari që i ka përdorur në konfliktin e fundit me Armeninë.